‘Korridoret’, LSDM: Nuk do të lejojmë bllokimin e projektit

Partia në puhstet LSDM thotë se nuk do të lejojnë bllokadë të këtij projekti, pasi sipas tyre ky investim është me rëndësi jetike për gjeneratat e ardhshme.

Marketing

“Me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D forcohen lidhjet e transportit me të gjithë rajonin, vendi ynë lidhet me lindjen dhe perëndimin, me portet e Durrësit dhe Burgasit, duke u kthyer në një udhëkryq të vërtetë të Ballkanit. Ky projekt kapital, i pritur prej më shumë se 30 vitesh, hap rreth 8 mijë vende të reja pune dhe më së paku gjeneron 600 milionë euro për kompanitë vendase.”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Përndryshe, pesë projektligje që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve janë dorëzuar në Kuvend me flamur evropian, pasi sipas pushtetit ky projekt lidh korridopret panevropiane, gjë të cilën opozita e kundërshton ashpër.

Marketing