Ballina Biznes Korridori 8, nesër inaugurohet gurrëthemeli

Korridori 8, nesër inaugurohet gurrëthemeli

Të martën, në pikën pagesore Tetovë-Gostivar, do të inaugurohet nisja e projektit duke vendosur gurrëthemelin e Korridorit 8. Ky projekt kap vlerën totale prej 1.3 miliard euro dhe njëherit është më i shtrenjti që nga pavarësia e vendit. Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, në rrjetin social fejsbuk ka publikuar shënimin e këtij inaugurimi, i cili është vlerësuar se do të lehtësojë mënyrën e transportit dhe importit të mallrave dhe do të shkurtojë edhe diferencën kohore.

Marketing

Projekti i Korridorit 8 do të shtrihet në gjatësi prej 68 Km edhe atë autostradë me 6 korsi, që do të lidhë Tetovën me Gostivarin, Kërçovën, Strugën e deri në Qafë Thanë, ndërsa Korridori 10-D, në gjatësi prej 40 km autostradë me 6 korsi, që do të lidhë Prilepin me Manastirin. Ndërtimi i Korridori 8 dhe ai 10-D, do të finalizohet në periudhë prej 6 viteve që nga fillimi i punimeve. Realizimi i këtij investimi, më të madh kapital në historinë e vendit tonë do të kontribuojë në ekonominë, modernizimin e infrastrukturës rrugore, e në të ardhmen do të mundësojë zhvillim shtesë të shërbimeve, kushte më të mira për zhvillimin e biznesit, jetë cilësore dhe lidhje me fqinjët dhe korridoret ndërkombëtare. Autoritetet shqiptare në Qeverinë e RMV-së kanë njoftuar se pas Korridorit 8-të do të angazhohen në përfundimin e rrugës, Shkup-Bllacë, realizimin e projektit “One Stop Shop”, me Shqipërinë dhe një sërë projektesh tjera, që do të lehtësojnë edhe më shumë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave

Marketing
Exit mobile version