Ballina Lajme Maqedoni Osmani në takimin ministror: Nevojiten vendime të menjëhershme të BE-së

Osmani në takimin ministror: Nevojiten vendime të menjëhershme të BE-së

Nevojiten vendime të menjëhershme e më të guximshme të BE-së për rajonin, ka porositur nga Roma Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani. Ai, në takimin ministror për Ballkanin Perëndimor, iu ka referuar domosdoshmërisë së vendosjes së një rruge të qartë për zgjerimet e ardhshme me vendet e rajonit, duke theksuar se ky është një interes thelbësor i sigurisë për Bashkimin Evropian.

Marketing

“Rrethanat e ndryshuara gjeostrategjike kërkojnë ndryshim dhe përshtatje të qasjes. Ndonëse është e vërtetë se kohët e fundit ka pasur theks të shtuar mbi rëndësinë e zgjerimit, gjë për të cilën jemi mirënjohës, të gjithë jemi të pajtimit se kjo nuk është e mjaftueshme. 20 vjet pas Samitit në Selanik, BE-së urgjentisht i nevojitet vizion afatmesëm për rajonin tonë në kuadër të Unionit.”, ka theksuar Osmani.

Njëherit, Osmani ka nënvizuar se përskaj qëllimit përfundimtar për anëtarësim të plotë, nevojiten masa të përkohshme vizionare, por reale për përmirësimin e zhvillimit demokratik, për rritjen e mundësive ekonomike dhe inkurajimin e pajtimit në Ballkanin Perëndimor. Osmani ka theksuar nevojën për zvogëlimin e hendekut ndërmjet vendeve të rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së në aspektin ekonomik, për shkak të arkitekturës së re në skenën ndërkombëtare. Ai, ka vlerësuar përpjekjet e fundit të Italisë që Ballkani përendimorë të aktualizohet në politikën e zgjerimit të BE-së. Në takimin ministror morën pjesë ministrat e jashtëm të rajonit.

Marketing
Exit mobile version