‘Korridori 8’, Zekolli: Po ndërtojmë një urë që na bashkon

Sot është një ditë historike për Maqedoninë e Veriut! Me krenari ndaj lajmin për nisjen e ndërtimit të segmentit më sfidues të Korridorit 8, Gostivar-Bokojçan – një projekt që jo vetëm lidh vendin tonë nga lindja në perëndim, por bën realitet ëndrrën e një
infrastrukture moderne që përforcon zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.

Marketing

Ky projekt jetik është fryt i një bashkëpunimi të fuqishëm mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve tanë nga Bechtel Enka. Korridori 8 është rruga jonë drejt një të ardhmeje ku lidhjet tona kulturore dhe ekonomike
forcohen gjithnjë e më shumë.

Po ndërtojmë diçka më shumë se një rrugë – po ndërtojmë një urë që na bashkon, që sjell zhvillim dhe që do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm për gjeneratat e ardhshme, thekson mes tjerash Kaltrina Zekolli Shaqiri, Zëvendësministre e Ministrisë së Transportit.

Marketing