Korrupsioni në arsimin e lartë, ligj ka, nuk ka person për pranimin e ankesave

Në universitetet e vendit ka korrupsion. Mënyra më e përhapur e tij, është detyrimi i studentëve të blejnë librin e profesorit që ligjëron lëndën.

Marketing

Në universitetet e vendit ka korrupsion. Mënyra më e përhapur e tij, është detyrimi i studentëve të blejnë librin e profesorit që ligjëron lëndën, në të kundërtën nuk pranohen në provim, ose ju ulet nota.

Anketat e realizuara me studentët nga 5 universitetet e vendit, tregojnë se studentëve u kërkohen edhe dhurata dhe gjëra materiale gjatë diplomimit.

Këto të dhëna kanë alarmuar universitetet, të cilat tashmë janë duke kërkuar mënyrën adekuate se si të çrrënjosin korrupsionin.

Edhe lufta kundër korrupsionit edhe pse është obligim ligjor i universiteteve, asnjë prej tyre nuk e ka të lehtë të gjejë personin adekuat që do të ushtrojë detyrën e personit që pranon paraqitjen e rasteve korruptive dhe ndërmarrë masa ndaj atyre që abuzojnë.

“Një pjesë e asaj deklarate që tani është edhe obligim ligjor me Ligjin për arsim të lartë dhe me mbrojtjen e denoncuesve, është që universitetet të themelojnë një pozitë ku ne studentët do të mund t’i drejtohemi me denoncimet e tyre për rastin e korrupsionit. Mirëpo kjo ende nuk ka filluar të implementohen, sepse universitetet ende nuk janë dakord se kush më mirë do ta ushtronte këtë pozitë, studentët mësimdhënësit apo dikush nga menaxhmenti”,- tha profesoresha universitare, Besa Arifi.

Edhe pse studentët frikësohen publikisht të paraqesin rastet korruptive, me ligj, të gjithë ata që i paraqesin këto raste mbrohen duke mos u zbuluar.

“Me Ligjin për mbrojtjen e denoncuesit, studentëve dhe punonjësve, në arsim, do t’u mundësohet të ngelin anonimë, pa u zbuluar identiteti i tyre për paraqitjen e korrupsionit apo raste të tjera. Ligji do t’u ndihmojë që të mos kenë frikë nga paraqitja e rasteve apo personin që do paraqesin mos t’u kthehet nga denoncuesi”,- tha profesoresha universitare, Aleksandra Dejanovska.

Për të ngritur vetëdijen tek studentët që të paraqesin rastet e tilla, por edhe te stafi akademik, UEJL mblodhi palët e interesuara për t’i njohur me mekanizmat për reagimin ndaj këtyre rasteve.

Marketing