Kosnett: Pezullimi i taksës, hap i rëndësishëm për t’iu kthyer dialogut

Ambasadori amerikan Philip Kosnett, ka thënë se pezullimi i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja është një hap i rëndësishëm për t’iu kthyer dialogut për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Ai këto komente i ka bërë gjatë një interviste që ka dhënë për “Radio Kontakt Plus” duke shtuar se nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, do të përfitonin më së shumti popujt.

Marketing

“Qeveria amerikane vazhdon të besojë se pezullimi i tarifës 100% është një hap i rëndësishëm për t’iu kthyer dialogut. Këtë e kemi theksuar disa herë”.

“Tani është nevoja që të dyja palët të tregojnë se mund të jenë fleksibile dhe kreative, duke vazhduar procesin e Dialogut përsëri”.

“Ne vazhdojmë ta inkurajojnë fuqimisht Qeverinë në Prishtinë që t’i pezullojë tarifat pasi që ka hapa konstruktivë që duam që të dyja palët të ndërmarrin”.
“E rëndësishmja është që t’i kthemi dialogut dhe të diskutojmë për një serë çështjesh që ndajnë Kosovën dhe Serbinë”.

Marketing