Ish kryeministrja kroate, Jadranska Kosor ka theksuar se është shumë e vështirë të parashikohet nëse Maqedonia Veriore këtë verë do të marrë një datë për hapjen e negociatave, për shkak se në BE nuk ka entuziazëm për zgjerim.
Sipas saj, Bashkimi Evropian është në periudhën e Brexit dhe rindërtimin e institucioneve të saj. Nga ana tjetër, disa nga simbolet e Bashkimit, të tilla si Merkel, po largohen.
Ish-kryeministrja kroate tha se Maqedonia e Veriut e meriton marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në dhe se populli në Maqedoni duhet që të shpërblehet.
“Maqedonia e Veriut sot e meriton që t’i jepet shpresë. Nëse hapen bisedimet atëherë pasojnë shumë vjet bisedime dhe mendoj se njerëzit dhe politikanët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë morën disa vendime të cilat ishin mesazh për rrugën drejt BE-së”, tha Kosor.