Kosova dhe Izraeli formalizojnë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj dhe homologu i saj izraelit Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar marrëveshjen e njohjes reciproke mes dy vendeve dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Marketing

Marrëveshja mësohet se është nënshkruar në 4 gjuhë, shqip, hebraike, serbisht dhe anglisht.

Formalizimi i njohjes është bërë virtualisht, raporton Ora News.

Njohja e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Izraelit, është arritur më 4 shtator të vitit të kaluar në Washington.

Marketing