Republika e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në sferën e energjisë. Memorandumi do të nsnhkruhet aga ana e dy ministrive,, ajo e ekonomisë së Maqedonisë dhe e Kosovës.
“Memorandumi parashikon formimin e një ekipi të përbashkët operativ të ekspertëve nga të dy ministritë dhe përfaqësues të kompanive dhe autoriteteve të tyre kombëtare për ndihmë dhe konsultim për hapat e mëtejshëm për implmentimin e bashkëpunimit në fushat e caktuara. Fushat prioritare për bashkëpunim me Kosovën janë sektori i energjisë elektrike, gazi natyror, burimet e rinovueshme të energjisë, efikasiteti energjetik, sigurimi në furnizimin me energji dhe projektet tjera”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha në takimin e sotëm me gazetarë. Ai gjithashtu potencoi se Qeveria ka diskutuar edhe për kompanin 11 tetorit, euro-kompozit nga Prilepi.
“Qeveria në seancën djshme sërisht e shyrtoi prtoblemin e kompanin SHA 11 Tetori Euro komopzit – Prilep me cka në pajtueshmëri me takimet dhe konsultimet paraprake ka sjell vendim që të ndryshojë konkluzën e seancës së fundit me crast ka sjell vendim që të punësuarëve të kësaj kompanie në vend të një t’iu paguhen dy paga. Në bazë të vendimit të djeshëm, Qeveria ka obliguar kompanin që të dorëzojë kërkesë për huamarrje prej 11 milion denar, 6 milinon denar nga SHA ELEM dhe 5 mil denarë nga ASH. MEPSO Shkup, me qëllim që të sigurohen 2 paga të punësuarëve dhe funskionimi I kësaj kompanie”, tha zëdhënësi Hoxha në takimin e rregullt me gazetarë.