Kosova drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës

Shumë shpejt, Kosova e Serbia do të përballen në një betejë të fortë diplomatike. Kjo pasi në fillim të vitit të kaluar, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, mekanizëm ky i BE-së.

Marketing

Anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion, sikurse në çdo organizatë tjetër, si zakonisht e kundërshton Serbia.

Por përveç vendit fqinj, janë edhe pesë shtete anëtare të BE-së që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, si Rumania, Greqia, Qipro, Sllovakia e Spanja.

Pritet me interes se si do të jetë mënyra e votimit nga ana e tyre, për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

Gjithashtu, me interes pritet të mësohet edhe qëndrimi i dy shteteve të tjera që janë pjesë e Këshillit të Evropës, si Bosnje e Hercegovina dhe Ukraina.

Edhe këto dy shtete nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Sidoqoftë, eurodeputetja, Viola von Cramon, e cila është raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka dhënë disa indikacione se si pritet të veprohet nga këto vende.

“Shumë prej tyre (vendeve anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën v.j) në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me shumë gjasa nuk do të marrin pjesë në votim ose në rastin më të keq do të votojnë kundër”, deklaroi Von Cramon në një postim në llogarinë e saj në Tëitter.

“Kjo është ajo që së paku kam dëgjuar”, ka thënë Von Cramon, duke i kthyer përgjigje politologut boshnjak Jasmin Mujanoviq.

Ky i fundit ka shkruar se është kureshtar të mësojë për qëndrimin që do të ketë pesëshja e BE-së, si dhe Bosnja e Ukrainë për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Por në anën tjetër, duke se Kosova ka kryer detyrat e saj në raport me këtë aplikim për anëtarësim.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, deklaroi të martën se Kosova ka siguruar votat e mjaftueshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Ne kemi lobuar në disa rrafshe, qoftë diplomatik, qoftë politik, që ta sigurojmë mbështetjen në vota dhe ajo është, pra e kemi siguruar këtë mbështetje”, deklaroi Ahmeti.

Ai tha se institucionet kosovare kanë bërë lobim intensiv që nga aplikimi në KiE, veçanërisht në Strasburg dhe ambasada kosovare në këtë rast, përfaqësuesit e të cilës zhvilluan rreth 200 takime.

“Është siguruar interpretimi e sqarimi ligjor që nuk ka asnjë pengesë dhe kjo është betejë e humbur për Serbinë”.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshill të Evropës në Strasburg, me 12 maj 2022. Aktin formal të aplikimit e bëri ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës”, kishte thënë Gërvalla.

Mundësia e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës u hap nga 16 marsi 2022 kur zyrtarisht u përjashtua nga ky institucion Federata Ruse, për shkak të nisjes së luftës së paprovokuar në Ukrainë.

Në mungesë të Rusisë, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate të cilat e njohin pavarësinë e Kosovës, i japin shtetit të Ballkanit Perëndimor mundësi reale për anëtarësim.

Marketing