Kosova e Shqipëria me një marrëveshje tjetër në sport

Federata e Volejbollit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme.

Kjo marrëveshje do t’u mundësojë klubeve nga të dyja vendet të aktivizojnë një lojtar si vendor në Superligën e Kosovës dhe Superligën e Shqipërisë.

Marketing

Ky lojtar do të llogaritet si lojtar vendor dhe secili klub do të ketë të drejtë të aktivizojë vetëm një të tillë.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi nga viti 2025 dhe gjatë javëve në vijim do të zbulohen detaje të mëtejshme rreth implementimit të saj.

Ajo u arrit gjatë takimit të Asociacionit Ballkanik të Volejbollit (BVA), e udhëhequr nga presidenti z. Erlind Pëllumbi, i cili u mbajt në Napoli të Italisë.

Në të njëjtin qytet, nesër pritet të fillojë punimet edhe Asambleja e Zgjedhore e CEV-it, ku Kosova përfaqësohet nga presidenti Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi.

Marketing