Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference të jashtëzakonshme që po mban, ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim që prej datës 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë ndaj Serbisë.
“Pas takimeve me ndërmarrësit vendor dhe prodhuesit tanë dhe leximit të analizës së reciprocitetit, e punuar nga Ministria e Ekonomisë. Kam ardhur tek ky qëndrim. Si Qeveri e Kosovës gjatë javës së ardhshme do të marrim vendim që nga data 15 mars 2020, të hiqet tarifa për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kjo si shenjë e mirë . Ftojmë Serbinë që të zotohet se do të ndërpres fushatën për çnjohje dhe të nis eliminimin për barrierat ndaj Kosovës. Nëse pala serbe zotohet për këtë, atëherë duke filluar nga data 1 prill Qeveria e Kosovës do të tërheq tërësisht tarifën në një periudhë prej 90 ditësh. BE të liberalizojë vizat para Samitit të Zagrebit. Nëse Serbia nuk i heq barrierat dhe nuk pushon fushatën e çnjohjes, atëherë qeveria do të nis prej datës 1 prill reciprocitetin gradual. Nëse pala serbe nuk reflekton as pas kësaj atëherë, Qeveria e Kosovës nga data do të rikthej tarifën- tha Kurti.
Ai po ashtu deklaroi se prej 1 prillit do të tërheq plotësisht nëse Serbia largon barrierat dhe ndalon fushatën për çnjohje.