Kosova kërcënon me masa reciproke ndaj produkteve të Maqedonisë

Kosova kërkon nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut t’i largojë masat e vendosura për produktet kosovare, konkretisht rasatit të peshkut. Ministri i tregtisë dhe Industrisë në Kosovë Endrit Shala këtë veprim të autoriteteve në Shkup e cilëson si barrierë dhe kërcënon me masa reciproke ndaj produkteve të Maqedonisë, nëse autoritetet në Shkup nuk largojnë masat e vendosure.

Marketing

Për më tepër, është vendosur edhe një taksë prej afër 700 eurosh për çdo hyrje në kamionëve të peshkut në RMV. Këto shkelje nga Maqedonia e Veriut për angazhimet e saj në CEFTA përbëjnë një shqetësim të madh për Qeverinë time dhe ju ftoj që të gjeni një zgjidhje për këtë çështje sa më shpejtë të jetë e mundur. Jemi në pritje nga autoritet e Maqedonisë së Veriut që do t’i heqin këto barriera tregtare në të kundërtën do të jemi të detyruar të reagojmë, ku si reagim do të jetë trajtimi i njëjtë produkteve të Maqedonisë së Veriut që hyjnë në tregun e Republikës së Maqedonisë”-tha Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

Por për ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi nuk bëhet fjalë për barriera por për siguri të qytetarëve. Sipas tij, vendi nuk mund të importojë e as të eksportojë produkte në vende të cilat nuk kanë të akredituara agjencitë për ushqim dhe veterinari.

Nuk ka asnjë farë barrierash të vendosur nga Maqedonia sa i përket importit të peshkut nga Kosova. Ka të bëjë me importin e peshku të gjallë për rritje ose mbushjen e hurdhave me peshk të vegjës. D.m.th RMV ka akredituar agjencinë për ushqim dhe veterinari dhe ne bazë të rregullave të BE-së, ne nuk mundemi as të importojmë e as të eksportojmë nga shtet të cilat nuk i kanë akredituar agjencitë për ushqim dhe veterinari. Kjo do të thotë se ne si shtet, i kemi përmbushur të gjitha rregullat dhe kërkesat nga ana e BE-së për të hapur tregun me shtet të cilat i kanë të akredituara agjencitë e tyre dhe me këtë sigurojmë të gjithë konsumatorët që po konsumojnë produktet të shëndetshme me kualitet të duhur të cilat i plotësojnë të gjitha standardet ne bazë të rregullave BE-së”-pohoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Alsat mëson se nga mesi i muajit do të takohen dy ministrat, Kreshnik Bekteshi dhe Endrit Shala me qëllim zgjidhjen e problemit. Maqedonia drejt Kosovës, çdo muaj eksporton mall në vlerë mbi 20 milion dollarë.