Kosova kundër COVID: Në klasa deri në 20 fëmijë, çfarë parashikohet tjetër

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për masa të reja kundër Covid-19, në Kosovë.

Marketing

Vitia thështë shprehur se duke shqyrtyar situatën autoritetet kosovare kanë vendosur për masa të reja në vend, nga e hëna e javës së ardhshme.

“Nga rekomandimet e dy javëve paraprake kemi pasur shumë takime dhe diskutime për masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga data 27 shtator, pra nga e hëna e ardhshme. Sot kemi marrë edhe rekomandimet e fundit nga IKSHPK-ja, për këto masa”, ka thënë Vitia.

Vitia deklaroi gjithashtu se në të gjitha institucionet publike dhe private që kanë ndërveprim me palë të treta, do të kërkohet certifikata e vaksinimit apo testet që dëshmojnë që punonjësi nuk është i infektuar me Covid-19.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar tani nga institucionet shtetërore dhe një mori e institucioneve private do të kërkohet që të paraqesin certifikatën e vaksinimit, apo testeve përkatëse para hyrjes në objektet ku operojnë. Kjo vlen për aktivitete si qendra tregtare, call center, gastronomia në ambientet e brendshme dhe të gjithë punonjësit në institucionet publik dhe privat që punojnë me palë.

Ndër të tjera ministri Vitia njoftoi se do të hapen edhe shkollat dhe çerdhet dhe brenda ambienteve nuk do jenë më shumë se 20 persona.

“Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punën nga dita e hënë. Maksimumi i nxënësve të ledhuar në klasë do të jetë 20”, ka thënë Vitia.

Ministri Vitia tha se këto masa do të votohen nesër në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.