Kosova me shifra alarmante me Kovid 19!

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2.541 raste pozitive me Covid 19, nga 12.618 testime të kryera.

Marketing

Fatkeqësisht numri i viktimave ka qenë i lartë, pasi kanë humbur jetën 14 qytetarë.

Sot janë shëruar 604 qytetarë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 108.603.

Në total numri i rasteve aktive në vend është 23.845