Kosova mposht Irlandën e Veriut

Kosova mposhti 3-2 Irlandën e Veriut në sfidën e tretë të Nations League, duke u ngjitur në kuotën e gjashtë pikëve në Grupin 2 të Ligës B, tre më pak se Greqia kryesuese, rival të cilin dardanët do e sfidojnë më 12 qershor në Volos, aty ku nuk do ketë shërbimet e Dresevic dhe Kastratit.

Marketing

Pjesa e parë fantastike për Kosovën, dominim i djemve të Alai Giresse, por sa frikë dhe panik në minutat e fundit. Vedat Muriqi realizoi një dygolësh, të parin nga pika e penalltisë, teksa Zymer Bytyqi realizoi një gol fantastik, që i dha Kosovës avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë.

Ishullorët shënuan dy herë me kokë me anë të Shayne Lavery dhe Daniel Ballard. Në fund festuan lojtarët dardanë, që e donin me çdo kusht këtë sukses në 4-vjetorin e vdekjes së Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit dardan.