Ballina Lajme Kosovë “Kosova mund të jetë në NATO”, Asambleja Parlamentare do të shqyrtojë situatën...

“Kosova mund të jetë në NATO”, Asambleja Parlamentare do të shqyrtojë situatën mes Prishtinës dhe Beogradit

Asambleja Parlamentare e NATO-s, është mbledhur këtë fundjavë në Sofje të Bullgarisë e në agjenden e saj tre ditore është edhe Kosova.

Marketing

Gjatë prezantimit të draft raportit në Asamble, përfaqësuesi i Britanisë së Madhe Lord i Mark Lancaster bëri thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes Prishtines dhe Beogradit.

“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në partneritetin për paqe.”

Përfaqësuesi britanik foli edhe për armatimin e Serbisë nga Rusia duke thënë se ky është një akt destabilizues për rajonin.

“Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që të destabilizojë këtë pjesë të botës dhe të pengoj integrimet transatlantike, po ashtu për të ndërtuar varësi energjetike në sektor, duke testuar lider të caktuar. Rusia ka mbështetur agjendën e ndarjes, duke i ofruar armatim Republikës Serb.”

Një nga kërkesat e tij ishte forcimi i sundimit të ligjit për Kosovën, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

Nga ana tjeter Beogradi zyrtar vijoi lobimin kundër mundësisë së Kosovës per avancimin e statusit te vendit, nga anëtar vëzhgues në anëtar të asociuar./

Exit mobile version