Kosova në errësirë dhe të ftohtë/ Ndërprerje të gjata të energjisë elektrike

Ministria e Ekonomisë në Kosovë po përpiqet të justifikojë mungesat e gjata të energjisë elektrike në vend. Sipas kësaj ministrie shkak është mbingarkesa, ndërsa njofton se po vijon puna në vend për riparimin e defekteve teknike.

Marketing

Gjithsesi njoftimi në faqen zyrtare të ministrisë përgjegjëse dhe në rrjetet e tyre sociale nuk sqaron se kur do të marrë fund kjo situate me të cilën qytetarët e Kosovës po përballen në prag festash dhe në kohen kur temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme.

Sipas kësaj ministrie e vetmja zgjidhje afatshkurtër është ulja e konsumit të energjisë.

Situata me energjinë elektrike është prej 48 orësh një nga problemet kryesore te qytetarëve në Kosovë.

Disa prej komunave kryesore ne vend janë përballur me ndërprerje te energjisë deri në 8 orë.

Nuk kanë munguar as akuzat nga opozita. Sipas tyre kjo situate vjen si pasoje e keqmenaxhimit te qeverise.

“Reduktimet që kanë filluar në shumë qytete e fshatra janë shumë të ashpra. Gjendja bëhet edhe më e vështirë nëse marrim parasysh edhe të ftohtin që po mbretëron tek ne. Këto reduktime dhe kjo mungesë e energjisë elektrike janë pasojë e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie që të ofroj zgjidhje për furnizim të rregullt me energji elektrike. LDK e dinë që sa kohë që nga fillimi ka bërë thirrje për marrjen e masave të nevojshme për t’u përballur me krizën energjetike të cilën e kemi paralajmëruar prej kohesh, ka thënë Visar Ademi, anëtar i LDK.

Ndërkohë që një pjesë vuan për energji, qytetaret ne veri te Kosovës nuk e paguajnë atë.

Ata ankohen se matësit e energjise elektrike duhen zëvendësuar me te reja dhe se nuk u besojnë pasqyrës së shpenzimeve për shkak të matësve te vjetër.
Viti 2024 është viti i parë kur qytetarët e katër komunave me shumicë serbe kanë filluar të pranojnë fatura për energjinë e konsumuar. Megjithatë, niveli i pagesës mbetet i ulët.

Marketing