Kosova në Ligën B, e mposht Islandën edhe në ndeshjen e kthimit

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Islandës në ndeshjen e kthimit të play-offit të UEFA Nations League.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 2’të me anë të Oskarssonin, shkruan Indeksonline.

Por, reagimi ishte mjaftë i shpejt nga “Dardanët” ku në pjesën e parë shënuan dy herë.

Fillimisht në minutën e 35’të, Vedat Muriqi barazoi shifrat në 1:1 dhe më pas në minutën e 45’të shënoi për 2:1.

Në pjesën e dytë, sulmuesi i Mallorcas kompletoi hat-trikun duke shënuar për 3:1 në minutën e 79’të.

Kosova pas kësaj fitoreje siguron Ligën B të UEFA Nations League, ku pritet të ketë kundërshtarë më të fortë sesa në Ligën C.

Marketing