Pas fotografisë që Dua Lipa postoi në Instagram, një reklamë ku lexonte Kosova si vendlindja e këngëtares e nominuar për ‘Artisten më të mirë’, Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, e ka falënderuar atë.
“Dua Lipa në kulmin e sukseseve të saja, në sheshin kryesor të Neë York, Time Square, pjesë e kampanjës nga rrjeti muzikor Spotify:
“Nga Kosova në Britani të Madhe në nominimin për ‘Artisten e re më të mirë”.
Faleminderit Dua”, ka shkruar Haradinaj.
Fotografia është bërë virale dhe është ripostuar nga shumë shqiptarë përfshirë edhe Eliza Dushkun.