Kosova niset drejtë kryeqytetit historik shqiptar, për ndeshjen me Maqedoninë

Nesër zhvillohet ndeshja më e rëndësishme në histori të Kosovës që kur u pranua në instanca ndërkombëtare në vitin 2016.

Marketing

Dardanët gjatë ditës së sotme do të udhëtojnë drejtë një vendi tjetër shqiptar, në Shkup për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, shkruan Indeksonline.

Lojtarët dhe stafi i Kombëtares pritet që rreth orës 9:30 të kalojnë pikën kufitare në Han të Elezit.

Kosova është mysafire e Maqedonisë së Veriut në Arenën Kombëtare Todor Proeski, në një ndeshje gjysmëfinale të play-off’it për pjesëmarrje në Euro 2020 që mbahet verën e vitit të ardhshëm.

Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e takimit Bjellorusi – Gjeorgji në finalen e nëntorit.

Marketing