Kosova nuk harron: Sot, 27 vjet nga sulmi i parë i serbëve kundër Familjes Jashari

Sot shënohet 27 vjetori i sulmit të parë të forcave të armikut kundër familjes Jashari në Prekaz.

Marketing

Për të shënuar këtë ditë, nga ora 10:00 do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Prekaz, njofton gazeta Express. Po ashtu nga ora 14:30, në Qendrën e Kulturës në Skenderaj, do të mbahet një koncert.

Ky aktivitet organizohet nën patronatin e kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, në bashkëveprim me OVL të UÇK-së, si dhe ansambli “Shota” dhe “Drenica”.