Kosova nuk i bën ballë Maqedonisë, mposhtet në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen e parë para-eliminatore për Eurobasket 2021.

Marketing

Në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, Kosova nuk arriti t’i bëjë ballë Maqedonisë.

Në çerekun e parë, basketbollistët nga Maqedonia u treguan më të mirë, duke dominuar ndaj Kosovës me rezultat, 20-14.
Ndërsa, pjesa e parë i takoi prapë maqedonasve, të cilët e mbyllën këtë fraksion me rezultat, 34-29.

Pas çerekut të tretë, djelmoshat kosovar kaluan në epërsi duke e mbyllur me rezultat, 49-48.

Në çerekun e fundit, Maqedonia riktheu rezultatin duke arritur ta mposhtë në fund Kosovën me rezultat, 76-73.