Kosova nuk ia doli të anëtarësohet në INTERPOL

Kosova nuk ia doli të sigurojë 2/3 e votave të nevojshme për t’u anëtarësuar në Interpol.

Marketing

Gjatë votimit në rrethin e parë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, anëtarësimin e Kosovës e mbështetën 76 shtete, 56 ishin kundër dhe 22 abstenuan, ndërsa në rrethin e dytë votuan 68 shtete për, 51 ishin kundër dhe 16 abstenuan.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Serbia, e cila ka kryer gjenocid ndaj popullit shqiptar, ia doli ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ndërsa kryeministri, Ramush Haradinaj, vlerësoi se votimi kundër pranimit të Kosovës në INTERPOL i bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk do të duhej t’i gëzohej këtij fakti.