Kosova për herë të parë organizon Kampionatin Evropian të Xhudos

Për herë të parë në territorin e Kosovës do të organizohet një kampionat i xhudos.

Marketing

Ky vendim u zyrtarizua sot nga Unioni Evropian i Xhudos. Evropiani do të mbahet vetëm një ditë – më 16 dhjetor, raporton Klankosova.tv.

Sipas Unionit Evropian të Xhudos, ky do të jetë një kampionat me format të ri, i cili do të quhet ‘European Championships Open’.

Evropiani do të organizohet për garuesit e kategorive deri në 57 kilogramë dhe 73 kilogramë.

Çmimi total për atletët dhe trajnerët në këtë turne do të jetë 300 mijë euro, ku pritet të shkelin Kosovën, xhudistët më elitarë në Evropë.

“Kampionati Evropian i hapur paralajmëron një epokë të re për ne në disa aspekte: për herë të parë në Kosovë do të organizohet një turne ndërkombëtar i xhudos. Turneu mbështetet shumë nga qeveria. Ne ofrojmë një stimul të madh financiar për sportistët tanë, të cilët kanë bërë bujë me tre fitore olimpike në vitet e fundit. Atletët/trajnerët mund të presin 150,000 euro – ky është një hap i madh sipas standardeve të xhudos”, ka thënë Agron Kuka, President i Federatës së Xhudos së Kosovës.

“Xhudo ka qenë prej kohësh një sport kombëtar këtu. Ajo që na ka munguar deri më tani është një turne në shtëpi ku yjet tanë kryesorë mund të shfaqen para një turme vendase. Është koha ta ndryshojmë atë”.

Marketing