Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve.
Dardanët janë gati për qipron në takimin që fillon nga ora 18:00, shkruan Periskopi.
“Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, sot në orën 18:00.
Ky takim luhet në ‘AEK Arena’, kurse drejtësinë në ndeshje e ndan Jerome Brisard.
Qiproja është e renditur në vendin e 105-të në renditjen e FIFA-s, kurse Kosova është e 107-ta, në atë që është përballja e parë mes vete.