Kosova po bëhet me dy stadiume të certifikuara ndërkomëbtarisht

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se së shpejti do të nis rinovimi i stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Marketing

Ai tha se rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat, që sipas tij do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit, “ishte e gjatë dhe e mundimshme”.

“Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar”, tha Çeku.

Ministri shtoi se dikasteri që ai drejton do t’i monitorojë punët në baza ditore, “asnjë vonesë nuk do të tolerohet”.

“Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht”, tha ministri Hajrulla Çeku.

Marketing