Kosova po formon ushtrinë, por do të habiteni se sa pilot ka FSK-ja

Ushtria e Kosovës tashmë po krijohet. Edhe pse shumë vende ndërkombëtare e kanë kundër shtuar si vendim. Por qeveria Kosovare qe e vendosur në krijimin e saj dhe kështu ka vendosur.
Të pasurit në dispozicion të mjeteve të tilla të transportit është esenciale sidomos në rastet e emergjencave por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë për një afat të shkurt kohor.

Marketing

Të paktën një afat të tillë nuk kanë preferuar të japin as Kryeministria dhe as Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Në një përgjigje të tyre për media, thuhet se blerja e helikopterëve kërkon planifikim të mirëfilltë buxhetor dhe teknik.

“Blerja e helikopterëve kërkon një planifikim të mirëfilltë si buxhetor ashtu edhe teknik. Njësiti i Helikopterëve do të jetë i përbashkët me disa ministri, prandaj kjo çështje aktualisht është kompetencë e Kryeministrisë”, u potencua në përgjigjen e tyre.

Sipas Zyrës për Informim pranë Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë, furnizimi me helikopter është paraparë të jetë aset i përbashkët qeveritarë i disa ministrive, si Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Sipas rekomandimeve të dala pas Rishikimit të Strategjisë të Sektorit të Sigurisë së Kosovës (RSSS), njësiti i helikopterëve është rekomanduar të jetë aset qeveritar, pra helikopterët të jenë aset i përbashkët i disa ministrive (MFSK-së, MPB /Policia e Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Ministrisë së Shëndetësisë etj)”, thanë ata.

Por edhe po të kishte helikopter Forca e Sigurisë së Kosovës nuk posedon në gjirin e saj persona të shkolluar si pilot apo inxhinierë të aviacionit, ku deri më tash FSK ka vetëm një pilot helikopteri dhe dy inxhinier/teknik të mirëmbajtjes.

“Për shkak të strukturës, FSK-ja ende nuk është e plotësuar me kuadro dhe pjesëtarë të cilët janë shkolluar dhe trajnuar për drejtimin dhe mirëmbajtjen e helikopterëve. Tani për tani FSK ka një pilot helikopteri dhe dy inxhinier/teknik të mirëmbajtjes”, thanë zyrtarët për informim nga MFSK-ja.

Bazuar në përgjigjen e Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë aktualisht është edhe një pjesëtar i FSK-së i cili po shkollohet për pilot të helikopterit. /Syri

Marketing