Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të enjten 316 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,652 mostrave.
Sipas këtij Instituti ne 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima, duke e çuar në 1,482 numrin e të vdekurve me këtë virus, prej kur ka shpërthyer pandemia.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Drenas 1 rast (74 vjeç)”, është thënë në njoftimin e këtij Instituti.
Sipas IKSHPK-së, të enjten nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, janë shëruar 195 persona, derisa raste aktive janë 6,109.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 59.304 persona të infektuar me këtë virus.