20/05/2024
Ballina Lajme Kosovë Kosova: Rusët hyjnë vetëm me vizë, përfshirë dhe ata me pasaportë diplomatike

Kosova: Rusët hyjnë vetëm me vizë, përfshirë dhe ata me pasaportë diplomatike

Marketing

Kosova i është bashkuar sanksioneve ndaj shtetasve ruse të cilët po përballen me regjim vizash për hyrjet e tyre në Bashkimin Europian.

Në mbledhjen e te premtes, qeveria vendosi të mos bëjë asnjë përjashtim për rusët.

 ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

 Të gjithë shtetasit e Federatës Ruse, bartës të pasaportave të rregullta, zyrtare e diplomatike, si dhe ata që kanë leje-qëndrim biometrik valid, të lëshuar nga shtetet e zonës Shengen do të obligohen të pajisen me vizë të Republikës së Kosovës për hyrje tranzit dhe qëndrim në territorin e Kosovës.

Më herët qytetarëve rusë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare u lejohej hyrja, transiti dhe qëndrimi deri në 15 ditë në territorin e Kosovës pa vizë, sipas një vendimit të marrë nga qeveria e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, në nëntor të 2011-s.

 

Masa vjen si përgjigje ndaj obligimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe në koherencë me vendimin e fundit të Bashkimit Evropian por edhe për sigurinë e vetë Kosovës nga element të cilët mund të përbëjnë rrezik për vendin.

 

Ditët e fundit pas shpalljes së mobilizimit mijëra qytetarë ruse po largohen nga vendi për të shmangur thirrjen në ushtri.