Kosova synon të bëhet Holanda e Ballkanit, 155 milionë investime për prodhimin e erngjisë me erë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e kompanisë “SOËI Kosova”, Christian Hammeke dhe Ilir Grapci, me të cilët ka biseduar për fazën finale të implementimit të projektit të tyre të prodhimit të energjisë me erë.

Marketing

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës, është e interesuar për investimet e huaja dhe për këtë ka krijuar lehtësira tatimore, ka miratuar Ligjin për Investime Strategjike, ka themeluar zona të lira ekonomike dhe mirëpret investitorët potencialë.

“Investimet e huaja do të gjejnë një partner të rëndësishëm në Kosovë, që është Qeveria e Kosovës, e cila do të jetë përkrahëse e fuqishme e tyre”, tha kryeministri Haradinaj, dhe shtoi se deri më tani në bazë të ligjit për Investime Strategjike janë më shumë se 10 kompani që kanë vënë në dispozicion kapitalin investues prej 1.8 miliard euro.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e kompanisë SOËI Kosova, kryeministri Haradinaj është njoftuar për punët dhe hapat që janë ndërmarrë nga ta, për fazën finale të fillimit të implementimit të projektit të tyre të prodhimit të energjisë përmes erës, projekt ky që parashihet të investoj 155 milionë euro në rajonin e Bajgorës në Selac të Mitrovicës dhe do të prodhojë 105 MË.

Ndërkaq, Christian Hammeke dhe Ilir Grapci, përfaqësues të kompanisë SOËI Kosova, falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke thënë se finalizimi i projektit të tyre do të krijojë vende të reja të punës, dhe do të jetë në paqe me ambientin.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. /Periskopi

Marketing