Kosovare Asllani në mesin e 10-të grave më të fuqishme në Suedi

Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani, është zgjedhur në mesin e 10-të grave të fuqishme në Suedi.

Marketing

Asllani është pjesë shumë e rëndësishme e kombëtares suedeze duke dhënë një kontribut të çmuar në ndeshjet e kategorisë së femrave në botërorin e 2019-tës.

Ajo ka realizuar tre gola të rëndësishme ndaj Kilit, Tajlandës, dhe në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Anglisë, duke e fituar kështu medaljen e bronztë, shkruan Sweden.se përcjell Klan Kosova.

Artikulli i shkruar tregon se Kosovarja ka prejardhje shqiptare.

30-vjeçarja ishte edhe në mesin e të nominuarave për çmimin e “Topit të artë”, në konkurrencën e femrave në vitin e kaluar.