Kosovare Asllani shkruan historinë te Real Madrid

Kosovare Asllani do të mbetet gjithmonë në historinë e skuadrës së Real Madrid, në kategorinë e femrave.

Marketing

Futbollistja me prejardhje kosovare, e cila përfaqëson Suedinë, Kosovare Asllani, ka bërë historinë te Real Madridi.

Asllani është futbollistja që ka shënuar golin e parë në historinë e klubit të femrave të Real Madrid, përcjell lajmi.net.

Asllani gjeti golin në ndeshjen kundër Valencias.

Goli i Kosovares erdhi në minutën e 22’ të takimit, pas një harkimi nga Kenti Robles.

Marketing