Kosovarët në vend të parë si konsumues të birrës së Shkupit

Maqedonia vitin e kaluar ka prodhuar 705 mijë hektolitra birrë. Prej kësaj sasie , shumica e birrës eksportohen në Kosovë, ndërsa çuditërisht, pjesa më e madhe e birrës së importuar vjen nga Rumania.

Marketing

Kështu thuhet në statistikën e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, sipas të cilës, vitin e kaluar, nga Maqedonia u eksportuan 8 milionë e 61 mijë kg birrë dhe u importuan shtatë milionë dhe 307 mijë kg birrë.

Shumica e birrës vitin e kaluar u eksportuan në Kosovë, respektivisht 3 milionë e 292 mijë kilogram birrë në shishe dhe 1 milion e 223 mijë kilogram birrë në paketim deri në 10 litra.

Vijon Shqipëria me 989.000 kg birrë në shishe dhe 175.000 kg birrë në paketim deri në 10 litra dhe Australia me
108.000 kg shishe në birrë.

Marketing