Kosovarët zgjedhin ta festojnë Bajramin në bregdet, mbi 11 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri për dy ditë

Një numër i madh i kosovarëve kanë vendosur që festën e Kurban Bajramit ta kalojnë në bregdetin shqiptar.

Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, vetëm në dy ditët e fundit përmes pikës kufitare në Vërmicë kanë hyrë mbi 11 mijë kosovarë.

Marketing

E për dallim prej atyre që kanë vendosur ta kalojnë këtë festë në bregdet, të tjerë janë kthyer në Kosovë vetëm për këtë festë.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës që ka siguruar Express, mbi 11 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri brenda dy ditëve, derisa rreth 15 mijë të tjerë janë kthyer në vend para festës.

“Lidhur me interesimin tuaj, u njoftojmë se: më 29.07.2020, nëpërmes pikës kufitare Vërmicë kanë hy në vend 5045 persona dhe kanë dalë 8712, kurse  më 30.07.2020, nëpërmes pikës kufitare Vërmicë kanë hy në vend 6633 persona dhe kanë dalë 6073”, thuhet në përgjigje.