Kosovarëve iu kanë refuzuar më shumë vizat sesa qytetarëve të Burkina Fasos e Guiea-Bissau

Institutit EPIK ka bërë një studim të fundit që e ka quajtur: Destinacioni Schengen.

Marketing

Në këtë studim të EPIK-ut tregohet statistikisht numri i kosovarëve të cilët kanë aplikuar për vizë Schengen nga viti 2014 deri në vitin 2018, numrin e atyre që u është pranuar viza dhe numrin e atyre që u është refuzuar.

Gjithashtu në këtë studim tregohet se në cilin vend radhitet Kosova sa i përket refuzimit të vizave.

Kosova radhitet më keq në këtë aspekt sesa Egjipti, Guinea-Bissau, Burkina Faso apo Palestina.

Në vitin 2014, saktësisht 74,285 kosovarë kanë aplikuar për vizë Schengen, në vitin 2015 – 80,173 qytetarë, në vitin 2016 – 77,796 qytetarë, në vitin 2017 – 90,475 qytetarë, ndërsa në vitin 2018 90,840 qytetarë.

Ndërsa numri i atyre që kanë fituar vizë ndër vite është i vogël. Në vitin 2014, vizë kanë fituar 46,397 qytetarë, në vitin 2015 – 58,647 qytetarë, në vitin 2016 – 51,604 qytetarë, në vitin 2017 – 61,754 qytetarë, ndërsa në vitin 2018 – 63,424 qytetarë.

Shteti i cili ka aprovuar më së shumti viza për kosovarët është Gjermania që ka pranuar 32,529 aplikantë në vitin 2018, e pasuar nga Zvicra me 30,712 viza dhe Greqia me 6.922.
Më së shumti viza për qytetarët e Kosovës kanë refuzuar Finlanda me shkallë të refuzimit 34,3 për qind dhe Hungaria me 29.9 për qind dhe Sllovenia me 27,1 për qind.
E në këtë pikë, Kosova është më keq sesa Ukraina e Gjeorgjia të cilat së fundmi kanë fituar lëvizje të lirë në Zonën Schengen.