Problemet familjare janë arsye që policia e Tetovës ka ndërhyrë dje në një fshat të Tetovës dhe arrestoi një person nga Kosova. Denoncimi i parë në polici erdhi nga gruaja e kosovarit, e cila në vendlindje ka ardhur me fëmijët.
“Mbrëmjen e kaluar (15 tetor) në orën 20:30, një banore 26-vjeçare e një fshati të Tetovës në SPB Tetovë denoncoi se burri i saj 26 vjeçar A.A. nga Republika e Kosovës me tre të afërm të tjerë erdhën në shtëpinë e babait të saj, ku ajo po qëndronte. Duke vepruar kështu, A.A. dhe kërcënuan me jetë dhe synuan, sipas raportit, të merrnin me vete dy fëmijët e tyre të mitur, sepse ata ishin në procedura divorci. Kosovari i denoncuar u privua nga liria dhe u mbajt në stacionin policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.
Babai i kosovarit gjithashtu ka thirrur në polici, i cili denoncoi se të afërmit e nuses dëmtuan dy automjetet me të cilat kishin ardhur në fshatin e Tetovës.