Kosovari kapet në kufirin e Bllacës me test PCR të falsifikuar

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se dje në kufirin e Bllacës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi është kapur me test PCR negativ të falsifikuar.

Marketing

“Më 01.09.2021 në ora 17.15 në vendkalimin kufitar “Bllacë e poshtme”, policët kanë privuar nga liria S.G.(31) nga Kosova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka dorëzuar test PCR të falsifikuar. Është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq dje kanë hyrë në fuqi masat e reja në Maqedoni. Shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt nuk mund të hyjnë dhe dalin nga vendi pa dorëzuar njërin nga tre dokumentet: certifikatë se ka marrë dy doza të vaksinës, test PCR negativ dhe vërtetim se ka kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit.