Nasuf Abazi ka bërë një postim interesant në një prej grupeve që qytetarët publikojnë njoftime për shitblerje. Ai ka njoftuar se e ka në shitje një traktor të tipit “Rakovicë 65”, derisa ka dhënë një arsye interesant se pse po do që ta largojë nga shtëpia këtë mjet bujqësor.
Arsyeja pse dëshiron që ai ta shesë këtë traktor është sepse është prodhim i Serbisë.
Çmimi i këtij traktori është sipas marrëveshjes. Por, Abazi nuk ka sqaruar se si i ka rënë në dorë ky produkt serb pasi ka aversion ndaj tij.