Kosovari refuzon kombëtaren për përfaqësuesen e Serbisë

Nëse do t’i thoje një shqiptari të Kosovës në vitin 1999 se pas 19 vitesh një futbollist nuk do të pranonte kombëtaren e Shqipërisë për të luajtuar për Serbinë (përfaqësuesja e Kosovës ishte një ëndërr e largët në ato vite) mbase nuk do të të kursente plumbin! Megjithatë, jetojmë në një realitet tjetër dhe në një kohë krejt të ndryshme, paqeje të detyruar, fatmirësisht. E në këtë atmosferë të acaruar në ajër, na del një djalosh, Arton Zekaj, që braktis Shqipërinë dhe Kosovën për të nderuar fanellën e Serbisë!

Marketing

Rast grotesk, por i vërtetë! Mesfushori 18-vjeçar ka lindur në Beograd. E ka nisur karrierën e tij te Partizani i Beogradit dhe duket se është ushqyer me të njëjtën frymë si çdo banor tjetër i shtetit fqinj. Mbase ka mësuar dhe historinë e padrejtësisë se si Serbisë iu hoq me forcë një pjesë e territorit. Përndryshe, nuk do të kishte asnjë mundësi tjetër dhe asnjë motiv që një shqiptar i Kosovës të përfaqësojë Serbinë! Tmerr!

Marketing