Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.067 raste pozitive me Covid 19, në 7.946 testime të kryera.
Fatkeqësist numri i viktimave ka qenë i lartë, pasi kanë humbur jetën 17 qytetarë, ndërsa dje numri i viktimave ishte 11.
Sot janë shëruar 278 qytetarë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 107.566.
Në total numri i rasteve aktive në vend është 20.467.