Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar me koronavirus 124 raste të reja, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Sipas të dhënave, brenda ditës janë shëruar 49 persona, ndërsa raste aktive aktualisht janë 1,770.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 17,263 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 657 pacientë kanë vdekur.