Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit 14 viktima dhe 752 raste të reja me koronavirus në 3.892 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Po në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 14 humbje jete. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (83, 73, 72, 68, 57 vjeç), Gjakovë 2 raste (73, 72 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (66 vjeç).
Bëhet me dije se numri total i rasteve pozitive është 89.507 raste nga të cilët 1.858 persona kanë humbur jetën.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 665 persona ndërsa numri i rasteve aktive është 13.666./