Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të premten për shtatë raste të reja me koronavirusin e ri.
“Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës”, është thënë në njoftim.
NJËZET E SHTATË TË SHËRUAR DHE SHTATË RASTE ME COVID-19!Sot më 01 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë…
Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Vendredi 1 mai 2020
Përveç kësaj, ky Institut ka njoftuar edhe se 27 pacientë janë shëruar nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus.
Marrë parasysh të dhënat e fundit deri më tani në Kosovë, 813 persona janë infektuar, 298 janë shëruar edhe 22 kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri.
Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19.