Kosovë, 48 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) tha të hënën (2 gusht) se nga testimi i 2.288 mostrave janë regjistruar 48 raste të infektimit me koronavirus.

Marketing

Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar pesë pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 582.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 108,513 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,266 kanë vdekur ndërsa 105,665 janë shëruar.