Kosovë/ 5 të vdekur dhe 85 raste të reja

Kosova ka njoftuar se nga 432 testime, janë konfirmuar 85 raste të​ reja me koronavirus.

Marketing

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), po ashtu bëri me dije se brenda 24 orëve janë regjistruar pesë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 568.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,204 të prekur nga Covid-19.