Kosova ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit 42 raste të reja nga Covid 19, ndërsa janë kryer 3,561 testime. Njëkohësisht kanë rezultuar 8 raste me variantin Omicron në 30 testime të kryera. Në të gjithë vendin rezultojnë 453 raste aktive.
Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore kanë kryer 2,018 doza të vaksinës kundër Covid./