Kosovë/ 8 të vdekur dhe 334 raste të reja me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martën 334 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,621 mostrave.

Marketing

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar tetë viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 81 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 4,562.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 20,989 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 705 pacientë kanë vdekur.

Më 1 nëntor, Qeveria e Kosovës ka miratuar kufizimet e reja, me qëllim të frenimit të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.