Kosovë, bilanc i zi me koronavirus

Një numër i lartë i rasteve të reja me Covid është shënuar ditën e sotme në Kosovë, ndërkohë që po qarkullon varianti “Delta”.

Marketing

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se janë regjistruar 2.110 raste me koronavirus, pas testimit të 10.258 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, 4 persona. Po ashtu bëhet me dije se janë shëruar 130 qytetarë.

Aktualisht raste aktive në Kosovë janë 12.159.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka thënë se rastet pozitive me Covid-19 janë në rritje në mënyrë të shpejtë me variantin Delta i cili është dominant./