Pagat për mësimdhënësit grevistë janë ekzekutuar.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Çështja e pagave të mësimdhënësve ka hapur një debat të madh mes Qeverisë dhe SBASHK-ut.
Nga Qeveria janë shprehur se do t’i paguajnë me avans nëse zevendësohen orët e humbura, ndërsa nga SBASHK kanë potencuar se orët e humbura nuk zëvendësohen.
Greva e mësimdhënësve dhe ajo në sektorin publik zgjati pesë javë.